Hoxhaj: Konventa mbahet në fund të 2018-ës, Veseli pa kundërkandidat

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 08:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se Kadri Veseli do të rizgjedhet edhe për një mandat në krye të kësaj partie.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka shuar të gjitha zërat se Veseli do të ketë ndonjë kundërkandidat për të parin e partisë.

Ndonëse tha se “gara është e hapur dhe se çdokush mund të konkurrojë”, Hoxhaj ka shtuar se nuk është i njoftuar për dikë tjetër që ka ambicie të udhëheqë Partinë Demokratike.

“Unë mendoj që PDK-ja do ta mbështesë zotëri Veselin. Ai ka interes me vazhdu me punë. Ajo çka ne kemi pasur një kulturë politike në PDK ka qenë çdoherë mirëkuptimi. Dhe unë nuk i që dikush tjetër  ka ambicie për të garuar për pozitën e kryetarit të partisë. Por gara është e hapur çdokush mund të konkurrojë”, tha Hoxhaj.

Ai më tutje ka bërë të ditur se konventa për zgjedhje të kryetarit të PDK-së do të mbahet në fund të viti 2018.

Këtyre zgjedhjeve do t’iu paraprijnë zgjedhjet për kryesinë e të rinjve të PDK-së dhe ato për kryetarë të degëve.

Nënkryetari i parë ka theksuar interesimin e të rinjve e veçanërisht të vajzave për t’iu bashkuar Partisë Demokratike.

“Ka një interesim të madh prej gjeneratës të re që të bëhen pjesë e PDK-së. Është shumë mirë që në shumë në degë të rinisë, një pjesëmarrje masive ka të vajzave të reja të cilat kanë marrë pozita udhëheqëse”, tha ai.

PDK për herë të fundit ka mbajtur zgjedhjet e brendshme  në maj të vitit 2016. Në këto zgjedhje, Kadri Veseli ishte zgjedhur në krye të partisë, pasi kryetari i deriatëhershëm Hashim Thaçi, hoqi dorë nga funksionet partiake dhe u zgjodh president i vendit.

Të ngjashme