Hoxhaj: Kosova dhe Zvicra të hapin kapitull të ri të bashkëpunimit ekonomik

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 12:14 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori zviceran kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve me theks të veçantë për bashkëpunimin ekonomik dhe përkrahjen e Zvicrës për agjendën ndërkombëtare të Kosovës.

Në emër të Kosovës, ministri Hoxhaj shprehu vlerësimin për mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë Zvicra për vendin tonë si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik.

Në veçanti ministri Hoxhaj nënvizoi nevojën që nga koncepti i ndihmës për Kosovën të kalohet në konceptin e investimeve zvicerane si dhe nevojën e hapjes së një kapitulli të ri të bashkëpunimit ekonomik.

Kurse ambasadori zviceran e rikonfirmoi mbështetjen e Zvicrës për Kosovën duke e theksuar edhe rolin e rëndësishëm dhe kontributin që ka diaspora kosovare në Zvicër.

Ambasadori shprehu pajtimin për nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Zvicrës

Në takim Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin edhe për ecurinë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces ky i cili ka marrë përkrahje edhe nga ana e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme