Hoxhaj: Kosova është me fat që në anën e saj ka sekretaren Albright dhe SHBA-në

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ish-sekretarja e SHBA-ve, si një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, Madeleine Albright, edhe sot, sikur gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në fjalimin e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme Dhomës Përfaqësuese, duke folur për politikat për Ballkanin, Albright përsëriti faktin që Serbia ka kryer krime në Kosovë dhe Bosnje.

Ai ka shtuar se deklarata e saj sot se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe në asnjë formë subjekt i vetos nga Beogradi, i bën nder edhe një herë Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Krejt në fund, Enver Hoxhaj ka shkruar se Kosova, populli i Kosovës, është me fat që gjithmonë në anën e saj ka pasur sekretaren Albright dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ruajtës të paqes dhe të drejtës në botë.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt:

Ish sekretarja e SHBA-ve, një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, Madeleine Albright, edhe sot, sikur gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike.

Në fjalimin e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme Dhomës Përfaqësuese, duke folur për politikat për Ballkanin, Albright përsëriti faktin që Serbia ka kryer krime në Kosovë dhe Bosnje.

Ndërkaq, duke e njohur Kosovën si shtet me të gjitha kapacitetet e saj, ajo dërgoi një mesazh të qartë për botën demokratike në përgjithësi, dhe Serbinë në veçanti.

Deklarata e saj sot se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe në asnjë formë subjekt i vetos nga Beogradi, i bën nder edhe një herë Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Kosova, populli i Kosovës, është me fat që gjithmonë në anën e saj ka pasur sekretaren Albright dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ruajtës të paqes dhe të drejtës në botë 🇽🇰 🇺🇸

Faleminderit mikja jonë e çmuar!

Të ngjashme