Hoxhaj: Kur Rusia është e dobët në Evropë, edhe Serbia do të jetë e dobët në Ballkan

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar për librin e tij “Përplasja e madhe”, për atë se cka flet libri dhe si Rusia dhe Putini e kanë keqpërdorur rastin e Kosovës për ta luftuar Perëndimin. Enver Hoxhaj, në një intervistë ka thënë se titulli i librit “Përplasja e Madhe” është pasqyrim i asaj për të treguar se si Perëndimi dhe Rusia ndeshen në Ballkan. 

“Titulli i librit është më shumë pasqyrim i asaj për të tregu se si Perëndimi dhe Rusia ndeshen në Ballkan. Një pjesë e madhe e librit merret me atë që, Putini, prej kohës kur ka qenë këshilltar i Boris Yeltsin, pastaj kur është bërë kryeministër dhe president, e ka keqpërdorë rastin e Kosovës për ta luftuar Perëndimin.”, ka thënë Hoxhaj.

 Tutje, Hoxhaj, në DPT te Fidani, tha se kur Rusia është e dobët në Evropë, edhe Serbia është e dobët në Ballkan.

 “Ajo se cfarë ka ndodhë me 24 shkurt të këtij viti është një pikë kthese që e ndanë botën tonë në botën e djeshme me botën e sotme. Rendi evropian është i carë në mes. Rezistenca e Ukrainës është rezistencë për të gjitha demokracitë, edhe në Evropë dhe përkushtimi amerikan për ta fituar luftën në Ukrainë, ka të bëjë me demokracinë, ka të bëjë me paqen, ka të bëjë me mënyrën e jetesës deri tani dhe natyrisht, kjo është një luftë e cila do të përfundojë me rënien strategjike të Rusisë. Kur Rusia është e dobët në Evropë, edhe Serbia do të jetë e dobët në Ballkan. Rënia e Rusisë, con në rënien e Serbisë.”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme