Hoxhaj: Kurti më shpesh po e viziton Greqinë sesa Shqipërinë, s’ka fare politikë të jashtme por vetëm izolim

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në replikën e tij kundër kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kreu i Qeverisë më shpesh po e viziton Bosnjë dhe Hercegovinën sesa Slloveninë e Kroacinë, raporton Ekonomia Online.

Në seancën ku po diskutohet për politikën e jashtme, Hoxhaj tha se nuk ka fare të tillë por vetëm politikë e izolimit.

 “Nuk mundet kryeministri i Kosovës që ka fituar zgjedhjet me 50% në kuvend të merret me trajnime. Kjo është temë serioze. Nuk mundet kryeministri ma shpesh të takojë presidentin e Bosnjë dhe Hercegovinës sesa të Sllovenisë e Kroacisë. Ma shpesh Greqinë sesa Shqipërinë. Na nuk e kemi ftuar debatin për ta mundur Kurtin por ky shkurt është tjetër. Në OKB nuk mund të anëtarësohemi për një kohë”.

“Çka do të bëjë me këshillin e Evropës, 5 vendet mosnjohëse, lobime, aplikim në NATO e shumë çështje tjera. Prandaj meqë ka ndodhur zhvendosje e madhe ndërkombëtare e cila është për Kosovën një kokë e mundshme e vetmisë. Ne kemi ftuar kryeministrin këtë dritare të re që ofrohet. Prandaj ne jemi institucion që merret me çështje të mëdha politike. Nuk ka fare politikë të jashtme sepse është politikë e izolimit. Si do ta pozicionosh Kosovën për vitin 2025. Çka tha kryeministri është Nokia, sepse është koha e Iphones”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme