Hoxhaj: Kurti një “mashtrues kombëtar”, kundërshtoi çdo të mirë për Kosovën

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 14:00 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Enver Hoxhaj nga Grupi Parlamentar i PDK-së, e ka quajtur Albin Kurtin, si një “mashtrues kombëtar”, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kurti nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe i njëjti vazhdimisht foli për bashkimin kombëtar.

Ai ka thënë se Kurti kundërshtoi çdo gjë që ishte në të mirë të Kosovës.

“Uroj secilit deputetë postin e marrë. Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, pro nuk është fundi i historisë, e dëgjova fjalimin e Kurtit. Nuk është fillimi e as fundi i historisë. Ajo që më bëri përshtypje është se Kurti ka bërë një pritje gjatë se krijimi institucional do të jetë ndryshe. Por përpara kemi një qeveri pa ekspoze”. “Kryeministri duhet t’i dijë prioritetet e tij. Albin Kurti nuk e ka njohur shtetin e Kosovës por ka fol për Bashkimin Kombëtar. Mënyra se si ka heq dorë sot e shoh Kurtin si një mashtrues kombëtar. Kurti ka kundërshtuar qëllimet e dialogut, procesin, rezultatet dhe në këtë sallë kemi pasur gaz lotsjellës dhe dhunë”, tha ai.

Të ngjashme