Hoxhaj: Liria e shtypit, akter i demokratizimit shoqëror

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe si e tillë nuk guxon të cenohet as të neglizhohet nga një shoqëri që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pavarësisht sfidave, pengesave e telasheve nëpër të cilat kanë kaluar mediat në Kosovë, sot liria e shtypit është në nivelin më të lartë, krahasuar me mediat rajonit.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe si e tillë nuk guxon të cenohet as të neglizhohet nga një shoqëri që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut.

Pavarësisht sfidave, pengesave e telasheve nëpër të cilat kanë kaluar mediat në Kosovë, sot liria e shtypit është në nivelin më të lartë, krahasuar me mediat rajonit. A ka ende punë drejt demokratizimit më substancial të shoqërisë dhe me këtë edhe të fuqizimit të medias e lirisë së tyre? Po. Kjo punë nuk mbaron, por është një rrugë ku shoqëria përsoset e mediat luajnë rolin e vet aktiv si akter të përparimit e demokratizimit shoqëror.

Të ngjashme