Hoxhaj: Marrëveshjet e nënshkruara në Mynih çojnë Kosovën dhe Sebinë një hap më afër marrëveshjes përfundimtare

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Mynih në mes të Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat, çojnë një hap më afër marrëveshjes përfundimtare në mes të të dyja vendeve.

Ish-zv.kryeministri, e tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, është shprehur se marrëveshjet e nënshkruar në Mynih nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për hekurudhat dhe autostradat, çojnë një hap më afër një marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë të dy vendeve.

Për mbështetjen e marrëveshjeve ai ka falenderuar Richard Grenell dhe Ambasadën e SHBA-së në Kosovë. 

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mynihu, pasi Presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq ranë dakord për hekurudhat dhe autostradat midis Kosovës dhe Serbisë. Falenderues ndaj Richard Grenell dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për mbështetjen e marrëveshjes. Ky është një hap më afër një marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë të dy vendeve”, ka shkruar Enver Hoxhaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme