Hoxhaj: Mbështes vendimin e reciprocitetit për targa, SHBA dhe BE të reagojnë ndaj agresionit serb

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se mbështet plotësisht vendimin e qeverisë për targat e makinave, duke shtuar se SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka thënë se derisa ishte në qeveri, ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë. veçanërisht, siç u shpreh ai, kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit.

“Kur isha në Qeveri, unë mbështesja reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit! Tani si deputet i opozitës, unë gjithashtu mbështes plotësisht vendimin e drejtë të Qeverisë për targat e makinave. SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme