Hoxhaj: Mbështetja e femrave ndërmarrëse prioritet i Fillimit të Ri

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 16:24 | Nga

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar ndërmarrjen City Bakery në Prishtinë, e cila është themeluar dhe drejtohet nga Valbona Raifi.

Hoxhaj ka thënë se mbështetja e femrave ndërmarrëse do të jetë prioritet i Fillimit të Ri, sikurse edhe fuqizimi dhe përfaqësimi i gruas në Kosovë.

“Shumë punë, angazhim dhe mbi të gjitha pasion për ndërmarrësinë nga Valbona Raifi, pronare e City Bakery në Prishtinë. Por, edhe shumë prodhime me shije që po përgatiten për iftarin e sontëm. Mbështetja e ndërmarrëseve femra do të jetë prioritet i Fillimit të Ri”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme