Hoxhaj me presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, flasin për potencialin e investimeve nga jashtë për në Kosovë

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një bisedë me Presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, Borge Brende, me të cilin ka biseduar rreth planit të PDK-së për Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë së bashkë me Brende, u pajtuan që të punojnë për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Ndër tjerash, Hoxhaj tregoi se Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt:

Një bisedë e shkëlqyer me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Børge Brende, të cilit ia prezantova planin tonë për #Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

U pajtuam që të punojmë së bashku për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

Forumi më i madh dhe më me ndikim në botë do të jetë një platformë e prezantimit të Kosovës në botë. 

Mirënjohës ndaj presidentit dhe mikut tim, Børge Brende, për mbështetjen që do t’i japë Kosovës.

#Rimëkëmbje 134

#HoxhajKryeministër 1

Të ngjashme