Hoxhaj: Merkel u bë bazamenti i politikës perëndimore karshi Serbisë

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka komentuar vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë, e cila u takua atje me liderët e rajonit. 

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vizita e Merkelit në Tiranë i dha kryeqytetit një peshë të veçantë në Ballkan. 

“Nuk dua të ndalem në detaje për rolin e Angela Merkelit në pavarësimin e Kosovës (Bashkim Evropian, G7, Këshillin e Sigurimit të OKB-së), as në njohjet nga shtete me gjeografi botërore, as në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, as në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe marrëveshjen e prillit të 2013-ës. Për shkak të detyrës që kisha në këtë periudhë, e di se ku dhe sa e ka ndihmuar ajo personalisht dhe qeveria e saj, Kosovën! “, ka shkruar Hoxhaj.

“Por dua të ndalem e të potencoj një fakt. Atë që sot e quajmë marrëveshje obligative ligjore! Kur në gusht të vitit 2011, Merkel e vizitoi Beogradin, e kushtëzoi anëtarësimin e Serbisë në BE me arritjen e marrëveshjes obligative ligjore me Kosovën! Më tutje, qëndrimi i saj në 2011 bëri që deri në vitin 2013 (shtatë pikat e Bundestagut, non-paper gjermano-britanik) kushti gjerman të shndërrohet në qëndrim e kusht evropian për Serbinë. U bë bazamenti i politikës perëndimore karshi Serbisë. Deri sot!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ky është statusi i plotë në Facebook i Enver Hoxhajt:

Dje Angela Merkel vizitoi Shqipërinë, duke mbledhur në Tiranë të gjithë liderët e rajonit. Me këtë, s’ka dyshim, i dha kryeqytetit shqiptar një peshë të veçantë në Ballkan! Megjithatë, as për të nuk mungojnë vlerësimet, nga më të ndryshmet, për rolin e saj në raport me Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin.

Nuk dua të ndalem në detaje për rolin e Angela Merkelit në pavarësimin e Kosovës (Bashkim Evropian, G7, Këshillin e Sigurimit të OKB-së), as në njohjet nga shtete me gjeografi botërore, as në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, as në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe marrëveshjen e prillit të 2013-ës. Për shkak të detyrës që kisha në këtë periudhë, e di se ku dhe sa e ka ndihmuar ajo personalisht dhe qeveria e saj, Kosovën! 

Por dua të ndalem e të potencoj një fakt. Atë që sot e quajmë marrëveshje obligative ligjore! Kur në gusht të vitit 2011, Merkel e vizitoi Beogradin, e kushtëzoi anëtarësimin e Serbisë në BE me arritjen e marrëveshjes obligative ligjore me Kosovën! Më tutje, qëndrimi i saj në 2011 bëri që deri në vitin 2013 (shtatë pikat e Bundestagut, non-paper gjermano-britanik) kushti gjerman të shndërrohet në qëndrim e kusht evropian për Serbinë. U bë bazamenti i politikës perëndimore karshi Serbisë. Deri sot!

Mund të pyesim: a kam pritur dhe besuar në vitin 2011, se Kosova dhe Serbia deri në vitin 2021, pësmes një marrvëshje të tillë, do ta njohin njëra-tjetrën? Po! Dhe sot shumëkush bart përgjegjësi që nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Sepse është mirë i njohur fakti se një dekadë politike përcaktohet nga njeriu, ndërsa një shekull përcaktohet nga ngjarjet!

Kur dikush si Angela Merkel qëndron në politikë pothuajse dy dekada, atëherë rrjedha e politikës përcaktohet sa nga individi, aq edhe nga ngjarjet!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme