Hoxhaj: Mirënjohës Gjermanisë dhe CDU-së për mbështetje ndaj Kosovës

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me lindoren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer

Gjatë këtij takimi, Hoxhaj i ka thënë Karrenbauer se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë, po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës.

Hoxhaj po marr pjesë në fushatën CDU-së për zgjedhjet parlamentare të BE-së i ftuar nga euro-deputeti gjerman Michael Gahler.

“Në takimin me shefen e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, theksova se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, përcjell lajmi.net.

‘Mbi gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Gjermani, të të gjitha profesioneve dhe moshave, kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në ekonominë dhe shoqërinë gjermane. Prandaj, fuqizmi i CDU-së në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është në interes të Kosovës dhe Gjermanisë, e mbi të gjitha i një BE-je më të fortë dhe më stabile.

Shefja e CDU-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj CDU-së në këto zgjedhje, në vecanti ndaj kandidatit Michael Gahler”, ka shkruar Hoxhaj tutje.

Të ngjashme