Hoxhaj: Naim Fetahu do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar që 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet që do të mbahen më 29 nëntor, Naim Fetahu, do t’ia kthejë vendit atë që i është mohuar që 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj bën thirrje që të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu.

Është momenti kur për Podujevën po troket koha e ndryshimit. Sot duhet thënë stop, së bashku, keqqeverisjes 20 vjeçare, e cila e la këtë anë pa zhvillim. “, ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje ka thënë se së bashku, të rinj, të reja, profesionistë, pensionistë, burra e gra, duhet t’I thonë “jo” neglizhencës dhe injorimit të grupeve më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

“Është momenti kur së bashku duhet të ndërtojmë një qytet të dinjitetshëm e miqësor për të gjithë! Prandaj në këtë moment ndryshimi, Podujevës i duhet elani e guximi i Naim Fetahut.”, ka shkruar Hoxhaj.

“Naim Fetahu, me mbështetjen edhe të PDK-së, do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar që 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën, sepse Podujeva meriton më mirë! Shpërndajeni këtë poster me numër 10 në mbështetje të Naim Fetahut.”, ka përfunduar shkrimin Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme