Hoxhaj: Në Berlin temë s’është Kosova, kërkim falje nga Serbia për krimet e domosdoshme

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 13:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për medie në lidhje me iniciativën për një ligj që i përket mohimit të krimeve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj tha se kjo iniciativë ka ardhur si arsye që të mbrohet dinjiteti i viktimave.

“Mohimi i krimeve që shteti serb ka bërë në ka është krim i dyfishtë ofendim ndaj familjeve, shtetit dhe shoqërisë së Kosovës dhe në draftimin e këtij ligji ne do marrim për bazë përvojat më të mira evropiane se si në kulturën evropiane ligjore e politike janë parandaluar rastet e tilla të mohimit të krimeve dhe kemi studiuar se si shtetet si Austria, Belgjika etj e rregullon me ligj një përpjekjet të çdo kujt që mohonin krimin që ka ndodh në atë kohë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se kreu i Kuvendit Kadri Veseli, ka nisur një letër zyrtare parlamenteve të vendeve evropiane që të njohin krimet e kryera mbi popullatën në Kosovë, nga Serbia.

“Sot ka një iniciativë shtesë të një koncepti të njëjtë, kryetari i Kuvendit ka dërguar letër në disa zyrtar ku kërkon nga homologët që të njihet krimi që ka ndodh në Kosovë”.

“…fryma e iniciativës, qëllimi dhe objektivat janë evropiane sepse Kosova është vend evropian, por kur dëgjojmë çdo ditë deklaratat e politikanëve serb në Beograd dhe disa kolegë në Kosovë e pyesim vetën se në cilin vit jemi kur një ideologji ka përgatit e ka udhëheq një politikë të spastrimit etnik viktime që kemi qenë të gjithë e sidomos civilët të cilët nuk janë në mesin e të gjallëve”.

“Qëllimi i iniciativës ligjore është moral që ne të mbrojmë dinjitetin e viktimave, familjeve e shoqërisë, ka qenë e domosdoshme e sidomos tani pas 20 viteve pas luftës duhet të ndodhë”.

Ai shtoi se ekipi negociator nuk do të heqë asnjëherë kërkesën për kërkim falje nga ana e Serbisë për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Çështja e kërkim faljes duhet të jetë kërkesë e jona e përhershme në tavolinë asnjëherë nuk duhet të hiqet”, tha ai.

Hoxhaj për Samitin në Berlin tha që nuk duhet të pritet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk është temë kyçe dialogu ndërmjet të dy shteteve.

“Në takime të tilla mos pritni të ketë marrëveshje sepse janë shumë palë dhe nuk është tema Kosovë-Serbi, fokusi kryesor do jetë dialogu por nuk ka përpjekje të flitet për marrëveshje, takimi është një rikthim i procesit të Berlinit, kolegët në Paris mendojnë se BE duhet të thellohet ndërsa gjermanet qe edhe të zgjerohen në Ballkan”, tha Hoxhaj.

“Mund të ketë mesazhe, afate kohore, propozime por nuk ka mundësi të arrihet marrëveshje dhe nuk janë takime të thirren në emër të marrëveshjes”, shtoi Hoxhaj.

Ndërsa, Tahiri tha se ky ligj nuk është kundër komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, por duhet tu krijohet të gjithëve kushte të mira jetese në Kosovë.

“Kjo nuk ka të bëj ndaj një komuniteti të caktuar, jemi të përkushtuar të kemi shoqëri multi-etnike, ndërsa tani shënojmë 20-vjetorin e masakrave dhe ne nuk kemi pa që ka shkuar drejtësia në vend të krimeve që kanë ndodh ndaj popullatës së viteve 99”

“20 vite prapa mendësia e kësaj qeverie që e drejton Serbia vazhdon të jetë e njëjtë si në vitin 99 edhe qasjen e kanë të njëjtë, ne nuk duam të kemi qasje të tillë ne kemi përkushtim maksimal me pas shoqëri multi-entike dhe çdo qytetar të ndjehet mirë në Kosovë por politikat e tilla të Serbisë për mohimin e krimeve e dëmtojnë multietnicitetin e Kosovës sepse deri më tani nuk kemi arrit me nxjerr para drejtësisë kriminelët që shkaktuan krimet”

Tahiri tha se personat e dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq janë duke u strehuar nga presidenca e Serbisë.

Ai bëri kërkesë që Serbia të reflektoj dhe të i sjellë para drejtësisë së Kosovës personat e kërkuar, raporton EO.

Ai tha se Kosova ka shkëputur bashkëpunimin me Serbinë sa i përket rastit të Ivanoviq, ai tha se mund të ketë tendencë për manipulim te dokumenteve.

“Është një shkëputje bashkëpunimi sepse njerëzit e dyshuar strehohen nga presidenca serbe dhe kemi tendencë për manipulim e dokument të falsifikuara kërkojmë t’i dorëzojnë shtetit të Kosovës personat që janë në kërkim nga drejtësia për rastin në fjalë sepse jemi të interesuar për zbardhjen e vrasjes Ivanoviq”.

Të ngjashme