Hoxhaj në Bratisllavë takohet me kryediplomatin e Vatikanit

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron në Bratisllavë në Forumin GLOBSEC, ka takuar ministra të jashtëm të shteteve të ndryshme. Sot, ai zhvilloi takim me kryediplomatin e Vatikanit.

Hoxhaj, i cili aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK’së, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Paul Gallagher, sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet i Selisë së Shenjtë.

“Ishte nder dhe kënaqësi takimi me Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet i Selisë së Shenjtë! Tashmë është krijuar një marrëdhënie e fortë midis Vatikanit dhe Kosovës, gjatë historisë. E falënderova për mbështetjen e tyre!”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok, dhe i ka kërkuar mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Të ngjashme