Hoxhaj në Forumin GLOBSEC, takohet me ministrin e jashtëm austriak, flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin Globsec që po mbahet në Bratisllavë të Slovakisë.

Aktualisht nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se po qëndron në Forumin Globsec.

Ai ka njoftuar se atje është takuar me ministrin e jashtëm të Austrisë, me të cilin folën për liberalizimin e vizave.

“Ishte kënaqësi ta takoja mikun tim,

Alexander Schallenberg, ministrin e punëve të jashtme të Austrisë. Falenderues ndaj mbështetjes së tij që Kosova të ketë liberalizim vizash sa më shpejtë! 🇽🇰🇦🇹”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme