Hoxhaj në Malishevë: Rimëkëmbja po fillon nga qyteti i lirisë, do të shtrihet në tërë Kosovën

Malishevë | 09 Shk 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një tubim madhështor në Malishevë ka shpalosur Planin e Rimëkëmbjes.

Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike e cila ka program të qartë për të rimëkëmbur ekonominë, shëndetësinë e arsimin.

“Kemi program të qartë dhe e dimë saktësisht se çka do të bëjmë në javën e parë, në muajin e parë, në 100 ditëshin e parë dhe në vitin e parë. Gjithë ata të cilët në vitin 2019 kanë votuar për një koalicion të shpresës është treguar se ai koalicion i shpresës është koalicion i rrenave, i mashtrimeve, i përrallave, i cili mundi të qeveriste vetëm 50 ditë dhe e vetmja parti politike e cila është adresë e stabilitetit, e sigurisë është Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka ritheksuar se me PDK-në qeveri dhe me të kryeministër do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit, mjekët, infermierët, policët dhe rritje të pensioneve.

“Ka program të qartë, nën një do t’i rrisim pensionet e veteranëve prej 170 në 300 euro, ne do t’i rrisim po ashtu pagat për mësimdhënësit, do t’i rrisim pagat për mjekët, për infermierët, dhe nuk ka ndonjë parti politike e cila po ashtu është e vendosur që t’i rrisë edhe pensionet për ata të cilët janë në pension të moshës në 40 për qind dhe për ata të cilët janë në pension kontributdhënës në 30 për qind”, ka thënë ai.

May be an image of 8 people and people standing
May be an image of 15 people, people standing, indoor and crowd

Të ngjashme