Hoxhaj në Mitrovicë: PDK me Planin e Rimëkëmbjes do ta nxjerrë Kosovën nga krizat

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, derisa është takuar me strukturat e partisë së tij në Mitrovicë, thënë se PDK me planin e Rimëkëmbjes, do ta nxjerr Kosovën nga krizat.

Ai gjithashtu tha se kryetari aktual të kësaj komune, Agim Bahtirin, i ka lënë anash qytetarët kurse vet është pasuruar.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në Bajr dhe Kçiq të Mitrovicës, me anëtarët e PDK-së ka diskutuar për planin e Rimëkëmbjes, i cili, sipas tij, do ta nxjerr Kosovën nga kriza në ekonomi, shëndetësi, rend dhe ligj, politikë të jashtme dhe arsim.

Sipas Hoxhajt, Kosova ka dështuar në të gjitha të lartpërmendurat që anga 6 tetori i vitit 2019. Ai, tutje tha se edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari aktual i tyre i pasur që e shndrroi këtë komunë, në komunën më të varfër.

Lexoni të plotë statusin e Hoxhajt në Facebook:

Nga Bajri dhe Kçiqi, me anëtarët e PDK-së diskutova për planin e Rimëkëmbjes, i cili do ta nxjerr Kosovën nga kriza në ekonomi, shëndetësi, rend dhe ligj, politikë të jashtme e arsim, të cilat u rrënuan që nga 6 tetori i vitit 2019. Edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër.

Anëtarët e PDK-së, strukturat e partisë, gjithnjë kanë qenë dhe janë të vetëdijshme për sfidat e punëve e vendimeve të mëdha, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Kosoves i duhen njerëz të guximshëm e punëtorë!

Emrat e listës tonë, që përfaqësojnë vlera kombëtare, patriotike e demokratike, do ta rimëkëmbin vendin nga neglizhenca e keqeverisja e vitit të fundit.

Të ngjashme