Hoxhaj: Në qeverinë e ardhshme do të angazhohemi që shqiptarët e Luginës të pajisen me pasaporta të Kosovës

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin.

Pas takimit, Hoxhaj ka thënë se me Arifin kanë biseduar për çështjen e Luginës së Preshevës dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë atje.

Hoxhaj në shkrimin e bërë në Facebook, ka thënë se Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të luftojë me të gjitha rrugët diplomatike fushatat e egra të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë atë të fshirjes së adresave.

Ai ka shtuar se PDK do të angazhohet edhe për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaporta të Kosovës për shqiptarët e Luginës për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën.

Të ngjashme