Hoxhaj paralajmëron hapjen e pikës kufitare Stanqiq – Bellanoc

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, për këtë fundjavë.

Zëvendëskryrministri i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se është i lumtur që më në fund pas shumë vitesh, është gati të hapet pika kufitare këtë fundjavë.

“Pas shumë vitesh stërzgjatje e ngecje, jam i lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë për qytetarët. Faleminderit Komisionit Shtetëror të Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit e institucioneve të tjera për bashkëpunimin dhe Qeverisë maqedonase që për një vit, falë vullnetit politik, ka përfunduar ky projekt, i cili për vite të tëra ishte i bllokuar.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Të ngjashme