Hoxhaj paralajmëron mbledhjen e Këshillit Drejtues, ka një porosi për gazetarët

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 11:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se të mërkurën do të mblidhet Këshilli drejtues i kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se në këtë mbledhje do të diskutohet për zgjedhjet lokale të sivjetme.

Mbledhje të rregullt ai e ka quajtur mbledhjen e së martës së Kryesisë, duke u kërkuar gazetarëve që mos të presin para selisë së partisë.

Hoxhaj u shpreh se gazetarët mund t’i qaros edhe me kafe si kryeministri britanik Boris Johnson.

“Është mbledhje e rregullt e kryesisë së Partia Demokratike të Kosovës sikur që është pasi që nesër është mbledhja e Këshillit Drejtues dhe që do të bisedohet zgjedhjet lokale kjo qëndron dhe kjo do të ndodhë”.

“Prej 14 shkurtit ne kemi një debat të hapur në PDK rreth rezultatit zgjedhor se si do të sillemi si opozitë dhe çfarë qëndrime do të kemi edhe qëndrimet e djeshme ato diskutohen në Kryesi dhe Këshill drejtues”.

“Unë po ju than që nuk ka asgjë tjetër ju kund të qëndroni tërë ditën dhe ju mund të qëndroni dhe mund të ju sjellë ndonjë kafe si Boris Johnsoni”.

Ndërsa se a do të ketë dorëheqje nga kryesia nesër Hoxhaj ka thënë se kjo nuk është temë e ditës, raporton EO.

“Prej shkuarjes në Hagë të kryetarit Veseli kemi pasur mbledhje”.

Të ngjashme