Hoxhaj: Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, të aplikojë tani Kosova për anëtarësim

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se tani është koha ideale që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, tash pasi Rusia u përjashtua pas luftës që po bën në Ukrainë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se organizata më vjetër në Evropë, Këshilli i Evropës, nuk e ka pranuar për 15 vjet shtetin më të ri, Kosovën.

“Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se nëse anëtarësimi i plotë i Kosovës në Këshill të Evropës ka qenë i bllokuar për arsyje të dominimit rus në këto organizata, tash kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të luftës në Ukrainë, është koha ideale për aplikim dhe anëtarësim!

“Natyrisht, aplikimi të bazohet në analizë realiste dhe jo vlerësim emocional dhe reagim sentimental!”, ka shkruar tutje ai, derisa ka shpërndarë një fotografi të vitit 2016 nga takimi që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

Shkrimi i plotë:

Organizata më vjetër në Evropë, Këshilli i Evropës, nuk e ka pranuar për 15 vjet shtetin më të ri, Kosovën! Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës! Nëse anëtarësimi i plotë i Kosovës në Këshill të Evropës ka qenë i bllokuar për arsyje të dominimit rus në këto organizata, tash kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të luftës në Ukrainë, është koha ideale për aplikim dhe anëtarësim! Natyrisht, aplikimi të bazohet në analizë realiste dhe jo vlerësim emocional dhe reagim sentimental!

📸 Me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, në vitin 2016

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme