Hoxhaj: PDK asnjëherë nuk do ta vendos interesin partiak para atij qytetar dhe të shtetit

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë, deputeti Elmi Reçica, kanë takuar në seli të partisë, ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze. 

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë pas ngjarjeve me Gjykatën Speciale, rolin e PDK-së si parti opozitare dhe sjelljen e saj karshi disa temave nacionale dhe interesave të qytetarëve. 

“PDK asnjëherë nuk do ta vendos interesin partiak para atij qytetar dhe të shtetit. E tillë ka qenë sjellja e PDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit” ka thënë Hoxhaj në takim. 

Hoxhaj e ka falendëruar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës në të gjitha fushat, dhe të dy janë pajtuar se ka ende shumë tema e projekte ku mund të bashkëpunohet.

Njëri nga ta është projekti aktual shumë milionësh i Hungarisë në Ferizaj ku do të investohet për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, që konsiderohet njëri nga projektet më të jashtëzakonshme në qytetin e Ferizajit të udhëhequr nga PDK-ja.

Hoxhaj dhe Reçica e kanë falënderuar ambasadorin dhe shtetin e Hungarisë për këtë mbështetjen e këtij projekti, dhe nevojën që të vazhdohet edhe më tutje ky lloj bashkëpunimi në interes të qytetarëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme