Hoxhaj: PDK do ta heqë pagesën për Kartonin e Gjelbër

Podujevë | 29 Sht 2019 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidat për deputet, Enver Hoxhaj, së bashku me bashku me kryetarin e partisë Kadri Veseli, kanë qëndruar sot në pikën kufitare në Merdar, ku takuan disa bashkatdhetarë dhe dëgjuan brengat e tyre.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja do ta heqë pagesën për Kartonin e Gjelbër për bashkatdhetarët e Kosovës.

“Dhe do të sigurohet që mërgimtarët të mos kenë nevojë më të presin me orë të tëra në pikat kufitare, duke siguruar kontroll efikas doganor dhe hapësira më të mëdha kalimi. Që kur të niseni për në atdhe, në mendje ta keni vetëm gëzimin që do t’i takoni familjet tuaja:, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Ekonomia Online.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing

LEXO EDHE:

Të ngjashme