Hoxhaj: PDK do të bëjë opozitë aq kreative sa që do të tejkalojë imagjinatën e qytetarëve

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i tij do të jetë opozita e vetme në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se LDK ia bëri votat VV-së dhe se ia plotësoi dëshirën liderit të VV-së, Albin Kurti, që të ketë në kontroll edhe postin e Presidentit.

Hoxhaj tha se PDK do të bëjë opozita kreative me të cilën do të arrijë të shprehë kundërshtimet e saj.

“PDK do të bëjë opozitë aq kreative sa që do të tejkalojë imagjinatën dhe pritshmëritë e njerëzve”, th ai.

Tutje ai tha se PDK do të ndryshojë për kohën sa është në opozitë pasi që tani nuk përfaqëson të gjithë qytetarët si në Qeveri, derisa pati edhe kritika për Kurtin.

“Kur je në pushtet përfaqëson të gjithë qytetarët. Tani përfaqësojmë interesa të segmenteve të caktuara të popullësisë. Zotëri Kurti në këto tre javët e fundit po dështon dhe po dështon thellë. Nuk mendoj që ai është i vetëdijshëm për sfidat që e presin”, tha ai.

Të ngjashme