Hoxhaj: PDK është rritur në këto zgjedhje, jemi partia e parë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 20:29 | Nga

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar rezultatin e exit poll’it të zgjedhjeve të mbajtura sot në vend, që e ka nxjerrë fitues koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Hoxhaj ka thënë se PDK është rritur në këto zgjedhje, dhe është rikonfirmuar si partia e parë në vend.

“PDK vazhdon të fitojë, nga viti 2007 deri më 2017. Fitorja jonë është bindëse”, është shprehur Hoxhaj.

Ai ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vend. Hoxhaj ka thënë se Kosova u ka dhënë shembull vendeve të rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme