Hoxhaj: PDK-ja i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur paaftësi të partive politike, të qeverive dhe kryeministrave për të tejkaluar krizat në vend.

Duke folur për caktimin e datës së shpërbërjes së Kuvendit, Hoxhaj ka thënë se kjo u bë me kërkesë të kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Karshi pa aftësisë së qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave.

Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës.

Të ngjashme