Hoxhaj: PDK-ja nuk bën më kompromise për pozitën e kryeministrit

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se kjo parti do të dalë fituese nga zgjedhjet e parakohshme.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se kjo parti më nuk do të lëshojë pe rreth pozitës së kryeministrit.

Sipas Hoxhajt, në dy herët e fundit PDK-ja ka bërë kompromise rreth kësaj pozite, duke menduar se edhe nën udhëheqjen e partive të tjera ekzekutivi do të marrë vendime të mëdha për vendin.

Hoxhaj ka vlerësuar se historia në vitet e fundit ka treguar se Kosova mund t’i përmbyllë temat e mëdha vetëm nëse qeveria udhëhiqet nga PDK-ja.

Të ngjashme