Hoxhaj për çaj në familjen e Kadri Veselit në Mitrovicë

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka vizituar familjen e Kadri Veseli në Mitrovicë.

Hoxhaj ka shkruar se mungesa e Veselit në shtëpi gjithmonë është e lidhur me aktivitetin e tij patriotik.

Postimi i plotë i tij:

Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli.

Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij.

Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme