Hoxhaj për fitoren e shqiptarëve në Luginë: Zë i fuqishëm brenda parlamentit të Serbisë

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës, për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlmentare në Serbi, njëkohësisht fitoren e tyre. Ai ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për politikën e gjithë spektrit shqiptar.

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka uruar garimin e partive politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Përmes një statusi në Facebook, ai thotë se ata fituan një zë të fuqishëm prej katër deputetësh, që do të përfaqësojnë interesat e tyre kombëtare e të mirëqenies në parlamentin e Serbisë.

Hoxhaj gjithashtu ka thënë se fitorja e tyre është një moment i rëndësishëm jo vetëm për politikën e spektrit shqiptar, por edhe për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe rolit të tyre më proaktiv në vendimmarrje qendrore e lokale. 

Krejt në fund, ish-ministri i jashtëm thotë se partia të cilës ai i takon, PDK, në vazhdimësi është angazhuar për nevojën e sendërtimit të një politike përbashkuese të shqiptarëve në rajon dhe kjo fitore është një hap tutje drejt fuqizimit të rolit të shqiptarëve në Ballkan.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në një listë të përbashkët garuan në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe fituan një zë të fuqishëm prej katër deputetësh, që do të përfaqësojnë interesat e tyre kombëtare e të mirëqenies në këtë parlament. 

Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për politikën e spektrit shqiptar, por edhe për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe rolit të tyre më proaktiv në vendimmarrje qendrore e lokale. 

PDK në vazhdimësi është angazhuar për nevojën e sendërtimit të një politike përbashkuese të shqiptarëve në rajon dhe kjo fitore është një hap tutje drejt fuqizimit të rolit të shqiptarëve në Ballkan! 

Urime fitoren dhe na priftë e mbara së bashku!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme