Hoxhaj për mos-ftesën e Kosovës në Banjallukë: Bosnja e varur nga Beogradi

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 16:52 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Bosnja dhe Hercegovina tregon se është e varur ende nga Beogradi, kur bën proteza të tillë si mos-ftesa e Kosovës në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Banjallukë.

“Duke mos e ftuar Kosovën në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Banjallukë, Bosnja dhe Hercegovina promovon vlera anti-europiane dhe politika përjashtuese që minojnë bashkëpunimin regjional”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka përshëndetur Shqipërinë e Maqedoninë për anulimin e pjesëmarrjeve për shkak të Kosovës.

“Anulimet e Maqedonisë dhe Shqipërisë për këtë ngjarje janë përgjigja më e mirë për këtë sjellje destruktive, dhe një indikator se Bosnja është e varur nga Beogradi”.

Të ngjashme