Hoxhaj për njohjen nga Bangladeshi: Një lajm i jashtëzakonshëm

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 11:38 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen e Pavarësisë së vendit tonë nga ana e Bangladeshit.

“NJË LAJM I JASHTËZAKONSHËM. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës”. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht”.

” Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje. URIME”, ka shkruar krye-diplomati kosovar në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme