Hoxhaj për presidentin: S’jemi departament i resurseve njerëzore, as i avancimit në karrierë

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 13:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se për zgjedhjen e Presidentit para emrit individual, do të diskutojnë për parimet. Hoxhaj tha se PDK- ja nuk është departament i resurseve njerëzore as organ i avancimit të njerëzve në karrierë, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj këto komente i bëri pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, duke u përgjigjur në pyetjen nëse PDK do të qëndrojë në Kuvend kur zgjidhet presidenti.

“Është kërkuar pjesëmarrja jonë në seancë për kur zgjidhet kryetari i Kuvendit, qeveria, edhe presidenti. Ne nuk jemi parti politike që pjesëmarrjen e ka profesion, ne jemi opozitë, do ta diskutojmë në organe dhe marrim pastaj vendim…. Debati ka qenë përmbajtjesor, por qëndrimet tona janë të qarta… Ne jemi opozitë, nuk jemi departament i resurseve njerëzore që ndihmon të zgjidhet ky apo ai president i vendit, as nuk jemi organ i avancimit të njerëzve në karrierë… Takimi është ndërtuar në parime të tilla dhe këtë qartësi që kam para jush e kam pasur edhe në takim”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme