Hoxhaj për të zhdukurit: Është koha e fundit që Bashkësia ndërkombëtare, të bëjë presion mbi Serbinë̈

Prishtinë | 30 Gus 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari PDK-së Enver Hoxhaj, në Ditën Ndërkombëtarë të të Zhdukurve, ka thënë se është koha e fundit që Bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion mbi Serbinë që që kjo çështje të mos politizohet.

Ai ka thënë se adresa e përgjegjësisë për fatin e të zhdukurve është në Beograd, dhe Kosova nuk do të ndalet së kërkuari që fati i tyre të zbardhet.

Postimi i plotë:

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Sot është dita kur Kosova prek plagën e saj të hapur. 1647 persona të pagjetur nuk janë vetëm numra por janë̈ më të dashurit tanë̈.

Prandaj Kosova nuk do të pushojë kurrë̈ së kërkuari që fati i tyre të zbardhet.

Është koha e fundit që Bashkësia ndërkombëtare, të bëjë presion mbi Serbinë̈ që kjo çështje të mos politizohet. Adresa dhe përgjegjësia e zbardhjes së fatit të të pagjeturve është në Beograd. Të pagjeturit kërkojnë trajtim human e jo politik!

E të mos harrojmë̈ as faktin se fajtorët e këtij krimi ende nuk kanë dalë para drejtësisë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme