Hoxhaj për vdekjen e Nishanit: Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka ngushëlluar Shqipërinë për vdekjen e ish-presidentir Bujar Nishani.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lajmin për vdekjen e Bujar Nishanit e mori me dhimbje të madhe. 

Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani. Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se Nishani “ishte ndër politikanët më shembull, dinjitoz dhe mik i imi i ngushtë!”.

“Një atdhetar i madh, që punoi shumë për interesat e kombit shqiptar. Ngushëllime të sinqerta familjes Nishani, miqve dhe të gjithë kombit shqiptar. U prehsh në paqe President!”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë edhe një fotografi bashke me Bujar Nishanin. 

Të ngjashme