Hoxhaj për vdekjen e xhaxhait të Kadri Veselit: I edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Smajl Veselit, xhaxhait të Kadri Veselit.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook tha se Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit

“Me pikëllim mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi i Mitrovicës. Ai ishte babai i heroit të kombit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit.

Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit. Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, miqve dhe dashamirëve të Smajl Veselit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Varrimi i të ndjerit Smajl Veseli, do të bëhet në ora 12:00 në vendlindjen e tij, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Të ngjashme