Hoxhaj për votimin e projektligjit: Vendimi më i rëndësishëm në 2020

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është vendimi më i rëndësishëm i vitit 2020.

Hoxhaj, përmes një statusi në facebook, ka thënë se PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

Orientimi jonë është i qartë, i asaj që e përsëriste kryetari Kadri Veseli se “ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit”.

Urime qytetarëve të Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme