Hoxhaj për VV-në: Kur të kërkojnë zyrtarisht takim, shqyrtojmë rrëzimin e Qeverisë Hoti

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha Vetëvendosja asnjëherë Vetëvendosje nuk ka kërkuar takim për të diskutuar rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Ai tha se së pari duhet që VV-ja të ketë një kërkesë zyrtarë për takim, pastaj do t’i diskutojmë këto.

“Deri më tash nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare nga Vetëvendosje që të kërkojë takim me PDK-në dhe na jemi parti serioze, për neve fakt i mirëfilltë është nëse Vetëvendosje kërkon një takim të tillë së pari, pastaj së dyti ne duhet ta shqyrtojmë një gjë të tillë se cili është qëndrimi jonë. Së treti, le t’i sjellin 40 nënshkrime në Kuvend, atëherë ne do të dalim me një qëndrim shumë serioz dhe të qartë me mocionin. Nuk i japim votë na VV-së pa u taku na me ta. Jemi të gatshëm që të takohemi”, tha Hoxhaj në Rubikon.

Ai thotë se Kosova është bërë peng shkaku i Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme