Hoxhaj: Përjetësisht falënderues ndaj Engelit

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka shprehur falënderimin për kongresistin amerikan Eliot Engel.

Ai ka thënë se Engel është një autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën e Kosovës dhe shqiptarëve në Amerikë dhe më gjerë.

Engel sot largohet nga Kongresi amerikan pas 32 vjetësh shërbim. Në fjalimin përshëndetës ai kishte përmendur Kosovën, duke treguar se si e ka në zemër Kosovën.

“Përjetësisht falënderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! Autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Të ngjashme