Hoxhaj përsërit qëndrimin e PDK-së: Garojmë të vetëm në zgjedhje, kryeministrin s’e japim më

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahet në fund të shtatorit, do të garojnë të vetëm në zgjedhje dhe se nuk do të bëjnë asnjë lloj kompromisi me  postin e kryeministrit, raporto nEkonomiaOnline.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se për këtë do ta kërkojnë të vetëm legjitimitetin nga qytetarët e vendit.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje.

 Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit.

Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit.

Në këto zgjedhje ne do të hyjmë vetë dhe posti i kryeministrit është i panegociueshëm.

Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim. Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve!

Të ngjashme