Hoxhaj: Plani i PDK-së, të miratohet Ligji për Qeverinë dhe të zvogëlohet numri i ministrive

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se PDK-ja në të ardhmen pret të miratohet Ligji për Qeverinë dhe të zvogëlohet numri i ministrive.

Postimi i tij i plotë:

Në fazën që po hymë, Kosova ka nevojë për avancim të shpejtë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por para kësaj, i duhen institucione efikase e kredibile që do të kenë prioritet jetën e përditshme të qytetarëve. PDK si parti e qendrës së djathtë nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase. Kjo mund të arrihet me grupimin e ministrive sipas profilit, por sidomos sipas prioritetit të vendit. Kështu që plani i PDK-së për një qeveri të vogël në legjislaturën e ardhshme është që të miratohet Ligji për Qeverinë dhe kështu ta zvogëlojë në mënyrë drastike numrin e ministrive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme