Hoxhaj: Platforma e Qeverisë për dialogun ka 40 rreshta, duket si seminar i shkruar nga ndonjë nxënës i shkollës së mesme

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se platforma për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë nga qeveria e Kosovës, është vetëm 40 rreshta. Ai ka thënë se ai program mund të jetë i barabartë me ndonjë seminar të shkruar nga ndonjë nxënës i shkollës së mesme.

“Ajo çka më ka shqetësuar kur e kam parë programin e qeverisë për dialogun, është se i ka vetëm 40 rreshta. Në ato 40 rreshta thuhet dicka e cila mund të jetë e barabartë me një seminar që mund ta shkruajë një nxënës i shkollës së mesme.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, në emisionin Imazh në RTK, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta sjellë një platform të mirëfilltë për dialog, se çka pret prej tij. 

Të ngjashme