Hoxhaj: Platforma i përfshinë të gjitha temat dhe pritjet tona, ftoj ta përkrahni atë

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 12:40 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zv. kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ftuar të gjithë deputetët që ta përkrahin Platformën për Dialogun, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj ka thënë se teksti i Platformës i ka 11 parime që i përfshinë të gjitha temat dhe pritjet që i kanë.

“Mendoj që në 2018-të kur kemi pasë debatin për dialogun në Kuvend, por edhe në jetën publike kryefjala ka qenë e kolegëve që duhet të jetë Kuvendi ai që duhet të jetë në drejtim të këtij procesi. Mendoj që mungesa e kolegëve sot e tregon të kundërtën. Sot e kemi një Platformë që ideja ka qenë që Kuvendi të jetë pikënisja dhe adresa e fundit si t’i qasemi dialogut me Serbinë. Teksti i Platformës është konciz, i ka 11 parime që i përfshinë të gjitha temat dhe pritjet që i kemi. Është mirë çdokush ta përkrahë këtë Platformë” , ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme