Hoxhaj: Po provokohemi që të veprojmë me reciprocitet

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 13:07 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme të Francës për rastin e ndalimit të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Ministri Enver Hoxhaj ka thënë se personalisht ai me kolegët e Qeverisë, po merren me këtë situatë siç e ka quajtur ai, absurde, transmeton lajmi.net

“Unë personalisht dhe me kolegët e mijë nga Qeveria po merremi me këtë situatë absurde prej ditës së djeshme dhe kam komunikuar tashmë edhe zyrtarisht se flet-arrestet e Serbisë janë të papranueshme”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se kërkesat e Serbisë për arrestimin e shtetasve të Kosovës dhe ish-luftëtarët e UÇK-së është një thirrje e hapur për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe Ballkan.

“Kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke gjë që Kosova më së paku e dëshiron. Ambasadat tona në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar z Haradinaj dhe tashmë diplomatët tanë edhe e kanë takuar atë personalisht”, është shprehur Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme