Hoxhaj: Podujeva po i jep fund 20 vjetëve keqqeverisje, Naim Fetahu është ndryshimi

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Podujevë.

Së bashku me deputeten Eliza Hoxha dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune, Naim Fetahun, Hoxhaj ka vizituar disa biznese si dhe ka takuar qytetarë të shumtë, me të cilët ka biseduar për sfidat gjatë pandemisë dhe problemet me të cilat ballafaqohet Podujeva.

Gjatë vizitës në kompaninë “Eurobllok”, kryetari në detyrë Hoxhaj ka thënë se Naim Fetahu do të jetë aleati kryesorë i bizneseve llapjane, për t’u rimëkëmbur pas një viti të vështirë.

“Mungesa e një pako ekonomike dhe ndihmës konkrete nga ana e qeverisjes qëndrore dhe lokale, ka bërë që si të gjitha bizneset në Kosovë, edhe ato llapjane të goditen shumë nga pandemia. Naim Fetahu, për dallim prej pushtetit 20 vjeçar në Podujevë, do të jetë aleati kryesorë i bizneseve dhe vendeve të reja të punës.”, ka thënë Hoxhaj.

Më tej, kryetari në detyrë ka takuar edhe shumë qytetarë në disa vende në Podujevë, për të cilët pati një mesazh të qartë.

“I di të gjitha vshtirësitë me ta cilat ballafaqoheni në Podujevë. E di që pa një librezë politike të partisë në pushtet, jo vetëm që nuk gjeni punë, por edhe largoheni nga ato që i keni. Por, kjo do të ndryshoj pas 29 nëntorit. Naim Fetahu do të jetë një kryetar për të gjithë, pa dallim. Podujeva meriton një kryetar më të mirë, ju meritoni një qeverisje më të mirë. Ndryshimi po vjen.”, ka thënë Hoxhaj.

Kandidati për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka falënderuar kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj dhe deputeten Eliza Hoxha, për vizitën dhe mbështetjen e madhe.

Ai ka thënë se me këtë përkrahje të madhe nga qendra, Podujeva do të rikthehet në një qytet të dinjitetshëm për të jetuar për të gjithë banorët e saj.

Të ngjashme