Hoxhaj: Politika e Beogradit i mbron dhe i promovon kriminelët

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe të promovojë kriminelët, e jo t’i përndjek ata penalisht.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka shkruar se Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë.

Ai ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët

Arratisja nga burgu e kriminelit të luftës Rajko Kozllina, i cili ishte dënuar me 15 vjet burgim për masakra të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, sipas Hoxhajt, Serbinë e bënë të mbetet shtet gjenocidal.

“Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë! Politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët. Arratisja e dikujt përgjegjës për vdekjen e 27 civilëve të paarmatosur tregon qartë se Serbia mbetet një shtet gjenocidal“, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme