Hoxhaj: Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër në detyrë, ka thënë se 11 shtatori kujtohet në botë si ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës.

“Humbja e jetëve të pafajshme me 11 shtator bashkoi tërë botën në luftën kundër të keqës globale. Ajo ditë, dëshmoi se themeli i lirisë, paqes dhe sigurisë globale është çdo herë e më i palëkundur kur popujt bashkohen për të mirën e përgjithshme”.

“Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan. Sot, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, zbuluam memorialin “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë:

11 shtatori kujtohet në botë si ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës. Humbja e jetëve të pafajshme me 11 shtator bashkoi tërë botën në luftën kundër të keqës globale.

Ajo ditë, dëshmoi se themeli i lirisë, paqes dhe sigurisë globale është çdo herë e më i palëkundur kur popujt bashkohen për të mirën e përgjithshme.

Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan!

Sot, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, zbuluam memorialin “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme