Hoxhaj premton zhvillim të turizmit malor

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

U.d i kryetarit të PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Enver Hoxhaj ka premtuar zhvillim të turizmit malor, derisa ka publikuar një fotografi të maleve të Sharrit.

Këto komente, Hoxhaj i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Mirëmengjesi me këtë pamje magjepsëse të maleve të Sharrit . Një mundësi e mirë për t’i vizituar në çdo stinë të vitit, e veçanërisht në dimër . PDK do të bëjë më shumë për ta zhvilluar turizmin malor që ta kthejmë Kosovën në destinacion të vizitorëve vendas dhe të huaj!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme