Hoxhaj pret investime direkte nga Luksemburgu në Kosovë

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 16:43 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ministrin e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, Romain Schneider.

Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Schneider për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Duke e vlerësuar pozitivisht nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, ministri Hoxhaj ka potencuar nevojën që në të ardhmen ndihma nga Luksemburgu të kalohet në investime.

“Ekziston nevoja që përkrahja nga Luksemburgu të kalohet nga donacionet në investime prej kompanive të Luksemburgut dhe që të thellohet bashkëpunimi bilateral sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, derisa ka kërkuar nga ministri Schneider vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për integrimet euroatlantike të Kosovës dhe shtimit të njohjeve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër ministri Schneider ka theksuar se përkrahja e Luksemburgut do të vazhdojë tashmë duke u koncentruar në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e shtetit në rrugën evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme